Mbi 275 mijë qytetarë kanë vizituar Greqinë këtë vit

Mbi 275 mijë qytetarë kanë vizituar Greqinë këtë vit

Mbi 275 mijë qytetarë nga Maqedonia kanë vizituar Greqinë nga fillimi i këtij viti deri në fund të muajit shtator.

Sipas të dhënave të shërbimeve greke, numri i qytetarëve të Maqedonisë të cilët këtë vit kanë vizituar Greqinë është për 7 për qind më i madh se vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët e Maqedonisë më shpesh udhëtojnë për Greqi për shkak të turizmit, biznesit dhe shopingut.

Nga vendet e rajonit Greqia më shumë vizitorë ka pasur nga Bullgaria (858 mijë), që është rritje për 27.5 për qind.

Deri në fund të shtatorit Greqinë e kanë vizituar edhe 142 mijë qytetarë të Turqisë, që është rritje për 19.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa ulje të numrit të vizitorëve është regjistruar vetëm tek qytetarët e Shqipërisë.