Mbi 1100 turq kërkuan azil në Gjermani në fillim të këtij viti

Mbi 1100 turq kërkuan azil në Gjermani në fillim të këtij viti

Numri i turqve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur në fillim të këtij viti. Më shumë se 1.100 qytetarë turq kanë aplikuar për azil në atë vend, sipas Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët.

Në statistika nuk është përfshirë numri i kurdëve në mesin e azilkërkuesve në Gjermani.

Në vitet e fundit një numër në rritje i azilkërkuesve vijnë nga Turqia. Në vitin 2014 numri i tyre ishte 1800, e në vitin 2015 ishin 4600 njerëz. Vitin e kaluar 5700 persona kanë aplikuar për azil, e rreth 4400 prej tyre janë kurdë, shkruan albinfo.

Në mesin e emigrantëve të rinj që kërkojnë azil në Gjermani ka diplomatë turq dhe anëtarë të familjeve të tyre. Ministria gjermane e Punëve të Brendshme kohët e fundit njoftoi se ka marrë “136 kërkesa për azil nga njerëzit me pasaporta diplomatike të Turqisë”.