Mbi 1 milion euro të RTK-së i jepen kompanisë Digitalb

Transmetuesi Publik do t’i transmetojë ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe ndeshje të tjera të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 dhe Kupën e Botës 2022. Për këto ndeshje, RTK i ka dhënë tender prej 1 milion e 100 mijë eurove kompanisë Digitalb.

Mbi 1 milion euro të RTK-së i jepen kompanisë Digitalb

Radio Televizioni i Kosovës ka dhënë tender për blerjen e të drejtat televizive për transmetimin e ndeshjeve kualifikuese të “Euro 2020” dhe Kupës së Botës “Katari 2022” për mbi një milion euro, raporton Insajderi.

Siç njofton Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, fituese e këtij tenderi është shpallur kompania nga Shqipëria Digitalb, më 13 mars.

Blerja e të drejtave televizive të sportit 2018 – 2022: Ndeshjet e Kosovës dhe te Shqipërisë për UEFA Nations League 2018/19 dhe 2020/21; European Qualifiers për UEFA EURO 2020 dhe FIFA World Cup 2022; UEFA EURO 2020 dhe UEFA Nations Leafue Final four 2019 dhe 2021”, njofton KRPK.

Digitalb fillimisht kishte blerë të drejtat televizive nga FIFA dhe UEFA për transmetimin e ndeshjeve të këtyre dy ngjarjeve sportive brenda territoreve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Nënshkrimi i kontratës ndërmjet RTK-së dhe Digitalb do të bëhet më 24 mars të këtij viti, bën të ditur KRPK.

Prej vitit 2018, i konceptuar dhe aprovuar nga UEFA do të nisë Nations League, një turne me 55 ekipe, të cilat do të luajnë mes tyre për kualifikimin në Evropian e Botëror, si dhe për të fituar trofeun e këtij turneu të ri.

Kjo ngjarje sportive pritet të transmetohet edhe nga Radio Televizioni i Kosovës, duke filluar nga viti 2018. /Insajderi.com