Sonte në Matiqan, para qindra banorëve të lagjes u prezantuan kandidatët për Kuvend Komunal si dhe mbajtën fjalë rasti Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti dhe deputetja Albulena" />
Lajm i Sponsorizuar

Mbështetje e madhe për VETËVENDOSJE!-n në Matiqan

Mbështetje e madhe për VETËVENDOSJE!-n në Matiqan

Sonte në Matiqan, para qindra banorëve të lagjes u prezantuan kandidatët për Kuvend Komunal si dhe mbajtën fjalë rasti Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti dhe deputetja Albulena Haxhiu.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti tha se mbështetja që po e marrim në këtë tubim, na tregon se pse partitë tjera nuk mund të depërtojnë në Matiqan.

“Sukseset tona në mandatin e parë, kanë qenë të mundura veç në bashkëpunim direkt me juve qytetarëve. Njësoj do të vazhdojmë edhe mandatin tjetër. Tashmë e kemi çliruar Prishtinën, dhe e kemi shansin për zhvillim. Zhvillimi i Prishtinës është programi jonë. Programi ‘Prishtina, qytet në çdo lagje’. Atë program do ta zbatojmë në tërësi, bashkë me shumicën që do ta kemi në Kuvendin Komunal, bashkë me juve qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se në Prishtinë nuk do të ketë balotazh, sepse Shpend Ahmeti dhe VETËVENDOSJE! do të fitojnë bindshëm që në raundin e parë.

“Këto ditët e fundit të fushatës shfrytëzoni maksimalisht, ashtu që fitoren tonë ta bëjmë sa më të thellë, ashtu që të japim shembull në tërë Kosovën, dhe të fitojmë më pas edhe në shumë komuna të tjera pas balotazhit”, tha Haxhiu.