Mbështetësja e Tahirit sulmon gazetaren

Mbështetësja e Tahirit sulmon gazetaren

Saimir Tahiri mbajti një deklaratë për mediat pasi doli nga selia e Kuvendit ku po mbahet edhe mbledhja e Komisionit të Mandateve duke deklaruar për mediat se pret që prokuroria apo qoftë edhe opozita të nxjerrin provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafik ndërkombëtar narkotikesh.

“E kam më mirë të përballem me thashethemet që thotë Iliri, Fatmiri, Saliu, Luli e kushdo bandit tjetër në parlament se sa me thashethemet e dy kriminelëve..”., – tha ndër të tjera Tahiri, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë që Tahiri futet në grupin e mbështetësve të tij, një grua shkëputet prej aty dhe sulmon gazetaren e televizionit News 24 (2:40) duke i thënë: “Largohu News 24, jeni shumë të poshtër…”.Mbështetësit e Tahirit kanë disa orë që qendrojnë para selisë së Kuvendit, megjithatë nuk kuptohet ky acarim i tyre me median, sjellje të cilën e kanë patur edhe me televizione të tjera, që sipas tyre po e nxijnë pa të drejt ish-ministrin duke nxjerrë materiale nga dosja hetimore.