Mbappe: Nuk jam gati të shkoj te Real Madrid

Mbappe: Nuk jam gati të shkoj te Real Madrid

Sulmuesi i Monaco-s Kylian Mbappe ka hedhur poshtë zërat që thonë se ai do të nënshkruajë për Real Madrid këtë sezon teksa shton se te Los Blancos shkojnë lojtarë që janë në kulmin e karrierës.

18 vjeçari ka shpërthyer gjatë këtij sezoni duke tërhequr vëmendjen e botës së futbollit me 19 golat e shënuar në 32 paraqitje për ekipi e Ligue 1 dhe gjatë grumbullimit të fundit bëri dhe debutimin e tij me përfaqësuesen franceze.

Me mediat spanjolle dhe angleze raportojnë se ai mund të transferohet te Real Madrid ose Manchester United në fund të sezonit.

“Për momentin jam te Monaco,” shprehet Mbappe për gazetarët pas humbjes së Francës 2:0 ndaj Spanjës të martën.

“Jam rritur duke pasur njerëz rreth meje të cilët më ndihmojnë të qëndroj me këmbë në tokë. Ajo që dua është të luaj futboll, të shënoj gola, të fitoj ndeshje dhe trofe. Të gjithë kanë karrierën e tyre.”