Mbappe lëndohet, humb dy ndeshjet me Realin në Champions

Mbappe lëndohet, humb dy ndeshjet me Realin në Champions

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në kokë dhe pritet të mungojë në dy muajt e ardhshëm për skuadrën e PSG.

Francezi u lëndua në pjesën e parë gjatë një përplasje me Lopez, ku u detyrua të largohej nga fusha.

Sipas asaj që raporton ESPN, Mbappe do të mungojë për dy muajt e ardhshëm, duke humbur kështu dy ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e tij PSG ende nuk i ka kryer testet mjekësore dhe nuk ka njoftuar për shkallën e lëndimit të talentit francez.