“Mbappe kujtonte se ishte duke luajtur ende për Monacon”

“Mbappe kujtonte se ishte duke luajtur ende për Monacon”

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva është tallur me Kylian Mbappe pas ndeshjes me Monacon.

Thiago Silva tha se Kylian Mbappe kujtonte se ende ishte duke luajtur për MOnacon, prandaj nuk shënoi kundër tyre.

Francezi kishte katër raste të mira për gol, por asnjëherë nuk shënoi kundër ish skuadrës së tij.

“I thash atij në zhveshtore se ende është duke menduar sikur po luan për Monacon. Ai madje largoi topin nga gola”, tha me shaka Silva.

“Por, Kylian e ka nisur shumë mirë sezonin, ashtu sikurse Neymar dhe Cavani”.

PSG fitoi derbin ndaj Monacos, duke e mposhtur me rezultat 2:1. /Express/