Mbajti sekret kontratën miliardëshe, kërkon transparencë për 53 milionët dhënë Bechtel&Enkas

Mbajti sekret kontratën miliardëshe, kërkon transparencë për 53 milionët dhënë Bechtel&Enkas

Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, po kërkon që opinioni ta dijë se çfarë po ndodh me 53 milionët shtesë që i janë dhënë kompanisë “Bechtel&enka” për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup.

Sipas tij, duhet t’i shkohet deri në fund kësaj pune, duke shtuar se keqmenaxhimi e ka sjellë këtë situatë.

“Do të duhet edhe më tepër që nga kjo çështje të informohet dhe opinioni, të tregohet deri në fund se çfarë ka ndodhur me ato 53 milionë. Por, në tërësi arsyeja përfundimtare është keqmenaxhimi”, ka thënë Limaj gjatë një interviste.

Limaj po kërkon transparencë për kontratën e një autostrade tjerë, duke harruar se kishte dhe ende ka mungesë transparence për kontratën me një njëjtën kompani, Bektel&Enka, për ndërtimin e “Rrugës së Kombit” që e kishte nënshkruar vetë gjatë kohës sa ishte ministër i Transportit.

Ndër kritikat më të mëdha ndaj kësaj kontrate ka qenë mospublikimi i saj.

Për më tepër, kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme.

Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro./Insajderi.com