Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Është mbajtur takimi i njëqindepesëdhjetetre i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Në këtë takim KPK ka zgjedhur Valon Jupën, drejtor të Njësitit për Shqyrtimin e Përformaces së Prokurorisë, për një mandat trevjeçar me mundësi vazhdimi.

Po ashtu, u miratua kërkesa buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2019. Paraprakisht miratimit të kërkesës buxhetore i ka paraprirë prezantimi i saj nga kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, prokurori Zejnullah Gashi dhe diskutimet e anëtareve të KPK-së.

Po sot, KPK ka miratuar emrat e prokurorëve të propozuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokuroritë tjera, si prokuror përgjegjës për komunikim me media.

KPK në këtë takim ka miratuar opinionin ligjor të Komisionit për Çështje Normative lidhur me pagesat në procedurën e ndërmjetësimit.​