Mbahet festivali i rokut mbi Lumbardh të Prizrenit

Mbahet festivali i rokut mbi Lumbardh të Prizrenit

Në kopshtin e Kino Lumbardhit, nën qiellin e hapur, të martën në mbrëmje, në organizim të studio Helix  u mbajt festivali i Kuvendit Komunal të Prizrenit  “Rock live”.

Para adhuruesve të Rrock-ut, në një atmosferë me tinguj të jashtëzakonshëm të kësaj muzike, u paraqitën 6 Rrock grupe, dhe veterani i rrok muzikës kosovare Menan Kiseri.

Në skenën e Kino Lumbardhit të përgatitur enkas për këtë festival  u paraqitën: Jehona Lumi & Pulse, Albina Kelmendi & Band; Mentor Haziri & Kthejllu; Hithat; Ay Yildizlar dhe Ege Band.

E veçanta e mbrëmjes ishte paraqitja e Menan Kiseri me bendin. Menan Kiseri është njëri ndër Rrockerët e parë të Kosovës. Ai në skenë është për më shumë se 4 dekada dhe njihet për stilin e veçantë të muzikës së tij.

Ai para publikut prizrenas u paraqit me repertorin e këngëve të kompozuara nga ai, të cilat ishin hite nëpër vite.