Mbahet ankandi i letrave me vlerë me maturitet 7 vite

Mbahet ankandi i letrave me vlerë me maturitet 7 vite

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje ankandin e letrave me vlerë KV013-17, obligacion qeveritar me maturitet 7 vite në vlerë nominale 10 milionë euro. Kjo është hera e parë që u ofertua për një afat të tillë 7 vjeçar.

Ministria e Financave njofton se fondet e huazuara përmes këtij ankandi janë emetim i ri dhe do të shërbejnë për financimin e buxhetit sipas kalendarit të letrave me vlerë.

“Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë prej 17.40 milionë euro, kurse u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë euro”, thuhet në një kumtesë të MF-së.

Blerësit kryesorë sipas kategorive ishin bankat, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale.