Mayweather tregon përparësitë e McGregor

Mayweather tregon përparësitë e McGregor

26 gushti po afron dhe të gjithë janë në pritje të duelit të nxehtë në boks mes Floyd Mayweather dhe Connor McGregor.

Në boks eksperienca është shumë e rëndësishme pasi të ndihmon të menaxhosh sic duhet situatën dhe të bën të përfitosh nga rrethanat, megjithatë Floyd Mayweather kampioni i madh amerikan nuk është i këtij mendimi dhe në një intervistë ka lënë të kuptohet se rivali i tij në mbrëmjen e 26 Gushtit në Las Vegas, Connor McGregor ka një avantazh të madh pikërisht moshën.

Mayëeather aktualisht është 40-vjec dhe ka gati 2 vite nga përballja e tij e fundit. Kjo është një arsyet që amerikani i druhet më shumë kundërshtarit të tij: “Ai është shumë më i ri, kur shoh veten time dhe Connor McGregorin në letër, ai është më i gjatë, ka një trup më të madh se unë dhe ky është një avantazh i madh për të”, deklaroi Floyd Mayëeather.

Më tej boksieri amerikan shtoi: Tashmë jam 40 vjec nuk jam më i njëjti me atë të para dy viteve, ndërkohë që nuk jam gjithashtu i njëjti luftëtar që kam qenë 5 vite më parë. Të gjitha këto më penalizojnë krahasuar me McGregor, shtoi në fund Mayëeather, i cili gjithsesi beson se mund të bëjë një paraqitje të mirë në duelin e mijëvjecarit ndaj 29-vjecarit irlandez, njofton supersport.