Mayweather thotë se e mbajti premtimin

27.08.2017 10:15
Mayweather thotë se e mbajti premtimin

Floyd Mayweather largohet nga boksi pa asnjë humbje në karrierë, edhe pse ndeshja e tij e fundit ishte kundër një debutuesi si Conor McGregor, të cilin e mundi me “knockout” teknik në raundin e dhjetë.

“Bëra atë që premtova. Premtova që ndeshja nuk do të shkonte deri në fund dhe e mbajta premtimin. Thash që do ta mbyllja më përpara”, tha me krenari veterani amerikan menjëherë pasi përfundoi sfida.

Në lidhje me McGregor, Mayweather tha se ai godiste dhe u lodh.

“E lashë që të më godiste në fillim dhe më pas u lodh. Është më i mirë nga sa e mendova”, ka thënë ai.