Mayweather ka një lajm të madh pas nokautimit të McGregor

Mayweather ka një lajm të madh pas nokautimit të McGregor

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather ka vendosur të pensionohet nga boksi profesionist.

Mayweather, i cili ka një rekord prej 50 fitoreve dhe asnjë humbje, pas fitores ndaj Conor McGregor deklaroi se ky ishte meçi i tij i fundit.

Mayweather po pensionohet si kampion në pesë kategori të ndryshme.

Ai me fitoren e sotme ndaj irlandezit arriti që të thyejë rekordin e Rocky Marcianos prej 49 fitoreve dhe asnjë humbje, duke u bërë boksieri me rekordin më të mirë në histori të këtij sporti./Periskopi