Maxhuni pret në takim zyrtar gjeneralin e KFOR-it

Maxhuni pret në takim zyrtar gjeneralin e KFOR-it

Në ambientet e Drejtorisë së Policisë, Shpend Maxhuni ka pritur sot në një takim Gjeneralin e KFOR-it, Giovanni FUNGO.

“Temë e diskutimit me gjeneralin e KFOR-it ishte situata e përgjithshme e sigurisë në vendin tonë dhe çështje tjera me interes për sigurinë e qytetarëve”, thuhet në një kumtesë të Policisë.

Drejtori Maxhuni e ka falënderuar gjeneralin për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndarjen e mendimeve të përbashkëta për bashkëpunimin ndërmjet dy mekanizmave krucial për çështjet e sigurisë por edhe për projekte të avancimit reciprok.

“Në të njëjtën kohë gjenerali i KFOR-it falënderoi dhe vlerësoi lart përkushtimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Sipas policisë, format e bashkëpunimit  reciprok në parandalimin proaktiv të aktiviteteve të cilat do të afektojnë në sigurinë e përgjithshme në vend dhe rajon do të jenë prioritet në të ardhmen për të dyja palët.