Mavraj shkëlqeu në fitoren e Hamburgut ndaj Hoffenhemit [Foto]

26.11.2017 21:59
Mavraj shkëlqeu në fitoren e Hamburgut ndaj Hoffenhemit [Foto]

Hamburgu fitoi me rezultat 3-0 ndaj Hoffenheimit.

Me këtë rast vendasit u larguan nga zona e rrezikshmërisë dhe për këtë një nga meritorët ishte Mërgim Mavraj.

Mbrojtësi shqiptar ishte në mesin e më të mirëve në këtë takim, duke qenë thjesht i pakalueshëm në fazën mbrojtëse.

Mavraj u vlerësua me notën 7.9 dhe vetëm Filip Kostic, i cili shënoi në këtë takim një herë ishte më i mirë.

Pas kësaj fitore Hamburgu renditet në vendin e 15 me 13 pikë, kurse Hoffenheimi në vendin e shtatë me 20 pikë.