Mavraj – izraelitëve: Ne nuk kemi nevojë për siguri kur dalim nga shtëpia

Mavraj – izraelitëve: Ne nuk kemi nevojë për siguri kur dalim nga shtëpia

“Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia”. Janë këto fjalët e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj për përfaqësuesen e futbollit të Izraelit, federata e të cilit shtet ka kërkuar siguri maksimale për futbollistët.

Një mesash i qartë ky i mbrojtësit kuqezi, që lidhet me masat ekstreme të sigurisë të marra nga autoritet shqiptare për ndeshje Shqipëri – Izrael.

Futbollisti i Kolnit njihet si një mysliman i devotshëm, por njëkohësisht është një njeri tolerant që respekton të gjitha besimet fetare. Dhe në këtë kontekst e ka të vështirë ta besojë se përfaqësuesja izraelite mund të jetë kaq shumë e rrezikuar në Shqipëri, që shquhet për tolerancën fetare.

Mavraj e shoqëron postimin e tij me disa foto të mrekullueshme të natyrës shqiptare, një lloj kundërvënjeje për çdo perceptmim të gabuar se Shqipëria është një vend i pasigurt ku ka influencë të grupeve ekstremiste.

Në fakt edhe pjesëtarët e delegacionit izraelit të kontaktuar nga mediat e tyre, janë shprehur të habitur me masat ekstreme të marra në Shqipëri për sigurinë e tyre.

Ata theksojnë se nuk ndiejnë asnjë lloj rreziku madje ambienti në kryeqytetin shqiptar është shumë miqësor. /Insajderi.com