Matteo Darmian nuk bën pjesë në planet e Mourinhos

Matteo Darmian nuk bën pjesë në planet e Mourinhos

Matteo Darmian është viktima e radhës e Jose Murinoh te Manchester United. Sipas mediave italiane, mbrojtësi dhe trajneri kanë probleme aq të dukshme mes tyre, sa që situata tashmë është e pariparueshme.

Futbollisti 26-vjeçar ka mbërritur në Mançester një vit më parë, por tashmë ka humbur pozicionin e tij në listën e preferencave të Murinjos, i cili po ndryshon pjesën më të madhe të ekipit për ta përshtatur me idetë e tij.

E përditshmja italiane “Tuttosport” ka zbuluar se tani ka një ndërprerje të plotë komunikimi mes palëve dhe largimi i tij nga klubi anglez është i paevitueshëm.

Mbrojtësi i djathtë u transferua të gjigandët anglezë një vit më parë dhe luajti 39 ndeshje me këtë klub. Por me emërimin e portugezit, gjërat kanë ndryshuar, pasi ai preferon Valencian në krahun e djathtë të prapavijës.

Gazeta italiane insiston se Juventusi është i interesuar për të blerë futbollistin, por nuk do të paguajë rreth 20 milionë euro që kërkon Mançester Junajtid për kartonin e tij.