Matoshi kritikon Kurtin: Kërkesa e tij është përmbysje juridike dhe kushtetuese

Matoshi kritikon Kurtin: Kërkesa e tij është përmbysje juridike dhe kushtetuese

Halil Matoshi i AAK-së thotë se është kandidati i VV-së për kryeministër Albin Kurti ai që e do përmbysjen rendit kushtetues në vend.

Matoshi thotë se është Vetëvendosje dhe Albin Kurti nuk kanë hequr dorë nga përmbysja e rendit kushtetues në Kosovës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Matoshi tha se VV ‘thirrja e Kurtit për me zgjedh një kryetar Kuvendi sipas dëshirës së tij, është thirrje për përmbysje të rendit.

“Gjykata është e varur nga Kushtetuta, dhe jo Kushtetuta nga Gjykata, andaj interpretimet e saj mund të përmbysen gjithnjë. Pikërisht kështu në secilin vend të botës jurisprudenca evoluon dhe korrigjon gabimet e të shkuarës. Sidomos në një rast kaq të rëndë sa ky i yni, përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës kanë detyrën, e jo thjesht të drejtën, që të mos e marrin parasysh atë interpretim të gabuar dhe të ndjekin kuptimin e vërtetë të Kushtetutës”, shkruan Matoshi.

“Derisa dihet se Gjykata Kushtetuese asht instanca ma e naltë dhe e fundit e interpretimit të Kushtetutës ne një rend demokratik, secili verdikt i saj asht përfundimtar dhe vlen si precedent për një kontest jurdik dhe nuk mundet me u ndryshuar përpos me amandamentimin e Kushtetutës dhe ndryshimin e saj me 3/4 e votave te Kuvendit plus vota e dyfishte e komuniteteve joshumice! Kërkesa e Kurtit për me e zgjedh një kryetar Kuvendi sipas dëshirës se tij, asht thirrje për përmbysjen e rendit jurdik dhe kushtetues te Kosovës”, ka shkruar Matoshi.