Matoshi fton deputetët e pavarur ta votojnë Demarkacionin

Matoshi fton deputetët e pavarur ta votojnë Demarkacionin

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi, ka ftuar deputetët e pavarur që u shkëputën nga Vetëvendosje që ta votojë Demarkacionin.

Matoshi përmes një statusi në Facebook, ka thënë se krahu i moderuar që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri, Molliqaj, Sejdiu, Gorani etj. nuk e kanë asnjë arsye sot,”as morale dhe as ideologjie, për të mos e votuar demarkacionin”.

“Ku grupim politik (deputetë të pavarur) duhet ta justifikojë para qytetarëve daljen nga organizata e Albin Kurtit, me sjellje të përgjegjshme dhe profil politik qytetar!”

“Nëse mbetët peng i ideologjisë revolucionare dhe “Jo” – së ndaj të gjitha proceseve që po kalon vendi, atëherë ky grup deputetësh që nesër mund të bëhet parti politike, do të vuaj i eklipsuar nga organizata amë dhe nuk do të ketë ofertë politike për qytetarët, por do të mbetët kopje e zbehtë e Lëvizjes!”, shkruan Matoshi.

Sipas Matoshit vota për demarkacionin i nxjerr ata nga mistika dhe konspiracioni, në rrafshin e realpolitikës.