Mashtrimet e dyqaneve, gratë paguajnë përgjysmë më shtrenjtë se burrat për bluzat e njëjta

Mashtrimet e dyqaneve, gratë paguajnë përgjysmë më shtrenjtë se burrat për bluzat e njëjta

Gratë po paguajnë deri në 45 për qind më shumë se burrat për modele të njëjta të veshjeve, bëhet e ditur nga një studim i ri në Britaninë e Madhe.

Si në rastin tjetër e të ashtuquajturit ‘taksë rozë’ – kur konsumatorët femra ngarkohen më shumë se meshkujt për të njëjtat produkte apo shërbime – hulumtimet e reja kanë zbuluar se si një varg dyqanesh kryesore në Mbretërinë e Bashkuar janë duke i ngarkuar konsumatoret gra me çmime më të larta për bluzat e bardha (T-shirt).

Një maicë e bardhë mund të kushtojë deri 6 paund më shumë për një grua sesa një burrë në dyqanet si Gap, River Island dhe H & M – pavarësisht se veshjet e grave shpesh kërkojnë më pak materiale për t’u prodhuar.

Sipas gjetjeve, 10 nga 16 etiketat e vlerësuara u ngarkuan me çmime më të larta për një t-shirt të bardhë të thjeshtë të grave sesa e njëta që ishte për meshkuj.

Një nga dyqanet më të këqija ishte GAP, me një diferencë prej 6 (më shumë se 40 për qind diferencë) mes dy bluzave të bardha, gjgjësisht 14.95 paund për femrat, krahasuar me 8.95 paund për burrat.