MASHT njofton se rezultatet e testit të Maturës Shtetërore do të shtyhen për këtë datë

MASHT njofton se rezultatet e testit të Maturës Shtetërore do të shtyhen për këtë datë

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore do të bëhet më 21 qershor.

Ministria në këtë njoftim ka bërë një gabim duke e quajtur festën e Fiter Bajramit, festë të Kurban Bajramit.

 

Komunikata e plotë e MASHT-it

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Kurban Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.

Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa  publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27qershor 2018.