MASHT-i ende nuk e di se në çfarë forme do t’i vlerësojë mësimdhënësit

MASHT-i ende nuk e di se në çfarë forme do t’i vlerësojë mësimdhënësit

Ndonëse ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka paralajmëruar se mësimdhënësve të Kosovës do t’u bëhet një vlerësim rreth përgatitjes së tyre, kjo ministri ende nuk është përcaktuar se në çfarë forme do ta realizojë këtë vlerësim.

MASHT-i po synon që vlerësimi i performancës së mësimdhënësve të realizohet gjatë këtij viti, shkruan Koha Ditore.

Qëllimi i vlerësimit, sipas Ministrisë, është për t’i parë çalimet e mësimdhënësve dhe nevojat për trajnimin e tyre.

Ditë më parë, ministri Shyqiri Bytyqi ka deklaruar në media se vlerësimi do të bëhet për të gjithë mësimdhënësit dhe se ata që nuk tregojnë performancë të mirë mund të ndëshkohen. Gazeta ka tentuar të marrë një qëndrim nga ministri se si do të mundë të ndëshkoheshin ata, por disa ditë radhazi ai nuk është përgjigjur përmes telefonit dhe as pyetjeve me shkrim.