Masat e reja për shkak të hiper inflacionit, qytetarët e Venezuelën nëpër rreshta

Qytetarët e Venezuelës janë në panik para fundjavës dhe po presin nëpër rreshta para shitoreve për të blerë furnizime para hyrjes në fuqi të masave të reja të hiper inflacionit.

Masat e reja për shkak të hiper inflacionit, qytetarët e Venezuelën nëpër rreshta

Venezuela po ballafaqohet me krizën për shkak të hiper inflacionit. Inflacioni i parashikuar në këtë vend është një milion për qind deri në fund të vitit.

Për të penguar kolapsin total financiar, kryetari Nicolas Maduro ka vendosur ta përdorë mashtrimin monetar të ish Jugosllavisë së Milosheviqit dhe t’i heqë pesë zero nga çmimet dhe kartëmonedhat.

Masat e reja kanë hyrë në fuqi sot, transmeton Insajderi.com.

Denominimi i valutës, gjegjësisht largimi i pesë zerove është zbatuar bukvalisht brenda natës.

Inflacioni i cili në korrik ishte 82.700 për qind, do të thotë se për një sapun apo një kilogram domate është i nevojshëm një thes me para deri te cilët është vështirë të vihet.

Kështu venezuelasit e varfër, pa llogari nëpër banka, me muaj i mbajnë me vete sasi të mëdha të kartëmonedhave për të blerë gjërat esenciale për jetesë.

Për shembull një kilogram djathë, në Venezuelë e ka vlerën e 1,14 dollarëve, mirëpo për ta blerë atë duhen 7.500 kartëmonedha prej 1.000 bolivarëve – dh kjo është kartëmonedhë e cila është futur në përdorim në vitin 2017.

 

Për një sapun (në vlerë prej 0,53 dollarë) nevojiten rreth 3.500 kartëmonedhe prej një mijë bolivarëve.

Kryetari i Venezuelës e ka rritur pagën minimale për 60 herë, prej tre milionë bolivarë në 180 milionë, gjë që është rreth 30 dollarë, ndërsa qeveria i ka kufizuar çmimet e ushqimit dhe artikujve themelorë. Edhe pse tingëllon si lëvizje e cila do të duhej t’iu lehtësojë jetën qytetarëve, tregtarët thonë se mbijetesa e tyre është e pamundur.

Ekonomia e Venezuelës plotësisht varet nga të ardhurat nga nafta, e cila është në rënie të lirë prej fillimit të krizës së naftës në vitin 2014./Insajderi.com.