Masakër e tmerrshme në Ditën e të Dashuruarve

Al Capone deshi ta merr kontrollin mbi gjithë mafinë dhe vendosi për vrasje brutale. Edhe pse të gjithë e dinin se ai qëndron pas këtij sulmi, ai ka pasur alibi të fortë dhe kurrë nuk është akuzuar për masakër në Ditën e të Dashuruarve.

Masakër e tmerrshme në Ditën e të Dashuruarve

Masakër për Ditën e të Dashuruarve është emërtim për vrasjet në vitin 1929. Atëbotë në Çikago janë vrarë shtatë burra, anëtarë të bandës nga pjesa veriore, gjatë periudhës së prohibicionit. Më 14 shkurt të vitit 1929 erdhi deri te përleshja në mes të bandës irlandezo-amerikane dhe bandës italiane nga pjesa jugore, të cilën e ka udhëhequr Al Capone. Ai atëbotë kishte tentuar ta merr kontrollin mbi krimin e organizuar në qytet dhe ta ndalë bandën të cilën e udhëhiqte George “Bugs” Moran.

Rreth orës 10:30, më 14 shkurt 1929, shtatë njerëz janë vrarë në një garazh në rrugën North Clark 2122 në rrethinën e parkut Linkoln në Çikago. Pesë prej tyre punonin për Moran’in.

Ata i kanë vrarë katër burra, prej të cilëve dy ishin të veshur me kostume dhe kravata, dhe dy të tjerë uniforma të policisë. Vet Al Capone, i njohur me nofkën “Scarface”, disa ditë para vrasjes udhëtoi për në Majami.

Edhe pse të gjithë e dinin se ai qëndron pas këtij sulmi, Al Capone kishte alibi të fortë dhe kurrë nuk është akuzuar për këto vrasje.

SI NDODHI GJITHË KJO

Organizata të cilën e udhëhiqte Al Capone kishte planifikuar këtë masakër në mënyrë që ta eliminojnë George “Bugs” Moran’in, shefin e bandës nga pjesa verore. Ish shefi i bandës Den O’Banion ishte vrarë në dyqanin e vet të luleve në vitin 1924. Në të kanë qëlluar katër sulmues.

Pas vrasjes së O’Banion’it çdo lideri i ardhshëm i kësaj bande është vrarë nga ana e bandave kundërshtuese dhe bashkëpunëtorëve të Al Capone’s.

Atë ditë të shkurtit ishte qëllimi të vritet Moran edhe dy, tre bashkëpunëtorë të tij. Mirëpo, kur atë ditë u mblodh banda në garazh, Moran’i ende nuk kishte arritur.

Ai e kishte braktisur banesën e vet më vonë se zakonisht. Kur kishte arrit në ndërtesë bashkë me njërin nga njerëzit e vet, kishte parë se në ndërtesë po afrohet vetura e policisë.

Menjëherë e kanë kthyer veturën dhe kishin shkuar në kafenë e afërt. Rrugës e kishin takuar edhe një anëtarë të bandës të cilin gjithashtu e paralajmëruan.

Supozohet se njerëzit e Al Capone’s e kishin përzier Moran’in me njërin nga bashkëpunëtorët e tij. Ky me  siguri ishte Albert Weinshank i cili ishte me gjatësi të njëjtë si Moran, por edhe i ngjante atij. Përveç kësaj të dytë mbanin kapote dhe kapela me ngjyrë të njëjtë.

Dëshmitarët  thonë se para garazhit u ndal një Kadilak. Prej aty dolën burrat me kostume dhe uniforma, të cilët ishin të armatosur me pushkë.

Kur kanë hyrë, “policët” kanë urdhëruar që burrat të renditen para murit. Atëherë vrasësit kishin filluar të qëllojnë, dhe caqet e tyre në fund ishin të shfytyruar plotësisht.

Të vrarit ishin bukvalisht të copëtuar me plumba, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur madje 160 karikatorë në të cilët gjendej municioni për pushkë automatike.

Moran’i arriti ta shmangë vrasjen në vitin 1929. Ai ka vdekur nga kanceri në mushkëri në burgun e Kansasit më 25 shkurt 1957, në moshën 63 vjeçe.

Nga ana tjetër Al Capone ditët e veta të fundit i ka kaluar në një vilë në Palm Beach në Florida. Ai më 21 janar 1947 kishte pësuar sulm në tru, dhe më 25 janar kishte vdekur në shtëpi të vet./Insajderi.com.