Historia e dashurisë me modelin Isaac Carew duket se i përket të shkuarës për Dua Lipën. Këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë është fotografuar në krahët e një tjetër m" />

Martin Garrix i “rrëmben zemrën” Dua Lipës

Martin Garrix i “rrëmben zemrën” Dua Lipës

Historia e dashurisë me modelin Isaac Carew duket se i përket të shkuarës për Dua Lipën. Këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë është fotografuar në krahët e një tjetër mashkulli.

Dua Lipa është në Majemi ku po xhiron videoklipin e saj të radhës, por këtë periudhë po e shfrytëzon edhe për pushime.

Bukuroshja brune është fotografuar së bashku me DJ-n e njohur Martin Garrix, holandezin 21-vjeçar dhe nga fotot duket qartë se ata janë më shumë se sa miq me njëri-tjetrin.

Dua ka bashkëpunuar me producentin Garrix për hitin e saj të janarit,‘Scared to be Lonely” ku kanë pasur mundësi të njihen edhe më mirë së bashku.