Meta i dorëzon Marti Ahtisaarit dekoratën e “Flamurit Kombëtar”

Meta i dorëzon Marti Ahtisaarit dekoratën e “Flamurit Kombëtar”

Gjatë vizitës në Finlandë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë , Ilir Meta, u prit në takim nga ish-Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, i cili ka fituar çmimin Nobel për paqen dhe është themelues i Nismës për Menaxhimin e Krizave (CMI).

Pasi e falënderoi për mikpritjen, Meta i dorëzoi Ahtisaariy “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, shkruan Tch.

Ky titull i është akorduar Ahtisaari me motivacionin: “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm politik e diplomatik, si i Dërguar i Posaçëm i OKB-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që shënoi nisjen e procesit të Pavarësisë së Kosovës e njohjen ndërkombëtare të saj, ndërtimin e institucioneve shtetformuese dhe demokratike në vend, në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Ish-Presidenti i Finlandës, Ahtisaari, falënderoi kryetarin e Kuvendit për këtë çmim dhe shprehu mirënjohjen për vlerësimin që i ka bërë Shqipëria.