Martesa që zgjati më pak se 15 minuta për një arsye të pazakontë

Martesa që zgjati më pak se 15 minuta për një arsye të pazakontë

Martesa në mes të një çifti në Dubai ka zgjatur më pak se 15 minuta, si rezultat i një mosmarrëveshjeje në mes të dhëndrit dhe babait të nuses, i cili e kishte me nxitim t’i merrte paratë për çmimin e vajzës.

Dhëndri u pajtua që t’i paguajë 20 mijë euro babait të nuses, ai pagoi pjesën e parë, ndërsa gjyqtari kishte vendosur që pjesën tjetër të pagesës ta kryente pas martesës, përcjell KPress.

Mirëpo, babai i nuses kishte dyshime në këtë gjë, dhe nuk e lejonte burrin e sapomartuar të dilnte nga vetura për të shkuar t’i merrte paratë.

Ai i kërkoi dhëndrit që ta dërgonte një të afërm për t’i marrë paratë, duke refuzuar që të priste disa minuta, por dhëndri u ndje i fyer dhe menjëherë u divorcua nga gruaja.

Avokati që kërkoi të mos i publikohet emri ka thënë se dhëndri u ndje i fyer dhe përçmuar nga vjehrri i tij, dhe kështu i tha se nuk e dëshiron vajzën e tij për grua, dhe u divorcua në më pak se 15 minuta pas nënshkrimit të kontratës martesore.