Marshim masiv kundër terrorizmit në Barcelonë

27.08.2017 11:13
Marshim masiv kundër terrorizmit në Barcelonë

Afro 500 mijë njerëz kanë marshuar dje në Barcelonë të Spanjës, për të demonstruar kundër sulmeve vdekjeprurëse terroriste, që kanë ndodhur më 17 dhe 18 të këtij muaji.

Autoritetet thanë se marshi paqësor ishte mbajtur nën masa të shtuara të sigurisë, pasi nga sulmet e javës së kaluar janë vrarë 15 vetë dhe janë plagosur më se 120 të tjerë.

Raportohet se 6 vetë të lënduar ende janë në gjendje kritike shëndetësore.

Për të parë herë deri tash, në këtë marshim ka marrë pjesë edhe Mbreti i Spanjës, Felipe VI, me qëllim që të tregohet solidaritet kombëtar.

Marshuesit kanë brohoritur “ne nuk frikësohemi pasi e dimë se dashuria triumfon kundër urrejtjes”.

Aktorja e njohur nga Katalonja, Rosa Maria Sadra, dhe aktivistja lokale myslimane, Miriam Hatibi, kanë mbajtur fjalime në fund të marshit, shkruan REL.

Për sulmet vdekjeprurëse në Barcelonë, përgjegjësinë e ka marrë grupi terrorist, Shteti Islamik.