Marsh protestues në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin

Organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës kanë organizuar marsh protestues nesër në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Marshi do të fillojë tek Bibloteka Kombëtare.

Marsh protestues në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin

Organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës kanë bërë të ditur se të martën prej orës 12:00 do të mbahet një marsh protestues në kërkim të drejtësisë për vdekjen e Astrit Deharin.

Marshi do të fillojë tek Bibloteka Kombëtare e Kosovës, kanë njoftuar organizatat studentore të UP-së, raporton Insajderi.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta. /Insajderi.com