Marrëveshje e kryer, Dardan Berisha me skuadër të re

Marrëveshje e kryer, Dardan Berisha me skuadër të re

Skuadra nga elita e basketbollit polak, Polfarmex Kutno është skuadra e re e basketbollistit kosovar Dardan Berisha.

Kështu shkruan sot faqja e njohur e basketbollit polak, “Polskikosz.pl”, sipas të cilës marrëveshja është arritur në mes të presidentit të klubit Kutno dhe ish-basketbollistit të Prishtinës.

“Bisedimet janë të avancuara, praktikisht të përfunduara”, deklaroi presidenti i Polfarmex Kutno, Slaëomir Erëinksi, njofton Insajderi.

Berisha kthehet në Poloni pas katër vitesh të kaluara në Kosovë tek skuadrat e Pejës dhe Prishtinës, derisa në fillim të edicionit të kaluar kaloi disa muaj me Cibonën e Zagrebit, por marrëveshja me kroatët përfundoi shpejtë. /Insajderi.com