Marrëveshja për Specialen është dekretuar më 3 shkurt

Marrëveshja për funksionimin e Gjykatës Speciale është dekretuar më 3 shkurt të këtij vitit nga presidentja Atifete Jahjaga.

Marrëveshja për Specialen është dekretuar më 3 shkurt

Dekreti ka hyrë në fuqi më 4 shkurt të këtij viti, mënjeherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja është nënshkruar mes Hashim Thaçit, në cilësinë e  ministrit të Punëve të Jashtme dhe Gerrie Ëillems, ambasadore e Holandës në Kosovë.

“Kjo Marrëveshje rregullon çështjet që ndërlidhen me përgatitjen për krijimin dhe funksionimin e duhur të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Shtetin Pranues. Ajo, ndër të tjera, krijon kushtet e favorshme për stabilitetin dhe pavarësinë e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës dhe lehtëson funksionimin e saj efikas në Shtetin Pranues në fazën përgatitore, duke përfshirë edhe për personat që duhet të jenë të pranishëm në seli dhe për transferimin e informacionit dhe materialeve, dëshmive të mundshme dhe provave brenda dhe jashtë shtetit pranues”, thuhet në marrëveshjën e nënshkruar mes palëve.