Marrëveshja e demarkacionit përsëri në Komision të Jashtëm, deputetët në pauzë

Marrëveshja e demarkacionit përsëri në Komision të Jashtëm, deputetët në pauzë

Ka nisur seanca ku pritet të dalë në votim Projektligji i Demarkacionit, mirëpo, me kërkesë të LDK-së, ky projektligj kthehet sërish në komisionin e Punëve të Jashtme për amandamentim.

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar amandamnt  e ri, pika 2 e projeklligjit të të renditet si pika 1.3. Me këtë është pajtuar kryeministri Ramush Haradinaj.

“Për sqarim e dakordojmë propozimin e Hotit siç e tha, është qëndrim i Komisionit, e qeveria e dakordon”, ka thënë Kryeministri, raporton Gazeta Express.

Tutje, Kuvendi ka shkuar në pauzë derisa Komisioni i Punëve të Jashtme të vendosë rreth projektligjit, që pas të dalë në votim.