“Marrëdhëniet me Gjermaninë do të normalizohen pas zgjedhjeve”

“Marrëdhëniet me Gjermaninë do të normalizohen pas zgjedhjeve”

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë pritet të normalizohen pas zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit në vendin evropian, deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit të tij në një forum biznesi.

Erdogani besonte që kritikat e Evropës ndaj Turqisë ishin pasojë e politikës së brendshme, duke sjellë në vëmendje edhe zgjedhjet e fundit në Holandë, pak para të cilave disa ministra turq nuk u lejuan të bënin fushatë në qytetet holandeze, duke shkaktuar mosmarrëveshje serioze mes dy vendeve.

“Tani kemi konstatuar se e njëjta taktikë po ndiqet edhe nga Gjermania. Unë besoj se marrëdhëniet do të normalizohen pas zgjedhjeve në Gjermani”, citohet të ketë thënë Erdogan, shkruan Anadolu Agency.

Tensionet me Gjermaninë janë më të hershme se cikli i zgjedhjeve të fundit, por ato arritën kulmin gjatë muajve të fundit, pas arrestimit të gazetarit gjerman Deniz Yucel dhe aktivistit të të drejtave të njeriut, Peter Steudtner.