Maroku insiston në mosnjohjen e Kosovës

Mbretëria e Marokut, ende nuk e ka njohur Kosovën, dhe siç duket, nuk do ta ndryshojë qëndrimin.

Maroku insiston në mosnjohjen e Kosovës

Këtë të paktën e ka thënë ambasadori i Marokut në Serbi,  Abdellah Zegour, gjatë një takimi që ka pasur me presidentin serb, Tomislav Nikoliq, njofton lajmi.net, transmeton Insajderi.

Gjatë këtij takimi, por edhe në takimet tjera që presidenti serb ka me ambasadorët e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, i ka konfirmuar përfaqësuesit të Marokut që të vazhdojë me qëndrimin kundër pavarësisë.

Ambasadori Zegour ka thënë se shteti i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin lidhur me pavarësinë e Kosovës, si dhe qëndrimin kundër pranimit të vendit tonë në UNESCO. /Insajderi.com