Marka e bikinit të Jonida Maliqit e njëjtë me atë të Jennifer Lopez e Rita Orës

Marka e bikinit të Jonida Maliqit e njëjtë me atë të Jennifer Lopez e Rita Orës

Veshjet super luksoze të këngëtares Jonida Maliqi, jo rrallëherë keni pasur rastin t’i shihni.

Jonida, është më e komentuara sa i përket kësaj pjese, pasi që prej kohësh ka lënë anash karrierën muzikore, duke u shndërruar në një blogere Instagrami.

Me stilin unik, Maliqi bëhet inspirim për shumë femra të moshave të reja, por që çmimet marramendëse të markave të shtrenjta, mbase mund t’ua pamundësojnë të shijojnë luksin e veshjeve të saj.

Përveç palltove e kombinimeve të shumta, Jonida nuk kursen as kur flitet për aksesor e të brendshme.

Me fotografinë e publikuar së fundi, ajo tregoi markën e njëjtë të bikinit me atë të këngëtares së famshme Jennifer Lopez, Cameron Diaz e Rita Ora.

Kjo, është dëshmi e luksit të Jonida Maliqit të cilin po i’a transmeton edhe vogëlushit Danit përmes veshjeve.

Këngëtarja në fjalë, muaj më parë bëri bujë me lajmin për ndarjen nga bashkëshorti, por që kjo gjë nuk e penalizoi të rimarrë veten e t’i kthehet jetës në normalitet.

View this post on Instagram

I was here… @gallery_luna ? @italoptik ?

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on