Mariq: Kryeministri ka vullnet politik për krijimin e Asociacionit

Mariq: Kryeministri ka vullnet politik për krijimin e Asociacionit

Ljubomir Mariq,  ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe koordinator i Ekipit për themelimin e statutit të Asociacionit,  ka deklaruar se pas një raundi të ri të negociatave mes Beogradit e Prishtinës, do të bëhen përgatitjet për hartimin e këtij statuti.

Ai thotë se pas hartimit statuti duhet të miratohet në Kuvend, që për të cilën Mariq thotë se është i rëndësishëm vullneti i Prishtinës.

“Një pjesë e rëndësishme e procesit është vullneti politik që vjen nga Prishtina. Dhe në një bisedë me kryeministrin, Mustafa e kam parë se kemi përkrahje politike”, tha Mariq për RTS.

Mariq tha se formimi i Asociacionit është kërkesë dhe obligim i Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e arritur.