Mario Balotelli rikthehet në Premier League?

25.01.2016 14:26
Mario Balotelli rikthehet në Premier League?

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, është i lidhur me një rikthim ne Premier League, ku po kërkohet nga West Brom e West Ham. Sulmuesi që është i huazuar në Milan, por në pronësi të gjigantit anglez Liverpool thuhet që në këtë afat kalimtar do të ndërrojë skuadër, njofton “Calciomercato”, raporton Insajderi.

Sulmuesi kontravers dështoj ta tregoj vetën në Liverpool gjatë sezonit të kaluar dhe ashtu bëri edhe në Milan, ku assesi nuk po arrin t’a gjejë formën e tij optimale dhe sipas mediave italiane skuadra e Berlusconit do t’a kthejë mbrapa tek Liverpool-i, ish-kampionin e Champions Leagues me Interin.

Javën e kaluar ish-trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers tha se ai ishte i detyruar nga drejtuesit e klubit të transferojë Balotellin, kështu, duke i hequr mundësinë klubit ta angazhojë kilianin, Alexis Sanchez.
Balotelli këtë edicion ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje në Serie A, duke shënuar  1 gol.