Marcelos i konfirmohet suspendimi, ja sa ndeshje do të mungojë

Marcelos i konfirmohet suspendimi, ja sa ndeshje do të mungojë

Komisioni Disiplinor i Ligës Spanjolle e ka suspenduar mbrojtësin e Real Madridit, Marcelon, me dy ndeshje mos lojë.

Ai është suspenduar pasi e ka shqelmuar në shpinë lojtarin e Levante në minutën e 89 të ndeshje, gjest për të cilin u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes, transmeton Express.

Braziliani do të mungojë ndaj Real Sociedad këtë të shtune dhe kundër Betisit të mërkurën e ardhshme.

Komisioni e ka refuzuar ankesën e Real Madridit dhe ka vendosur të suspendojë me dy ndeshje brazilianin.