Marcelo befason kur pyetet për incidentin e Ramosit me Ronaldon

Marcelo befason kur pyetet për incidentin e Ramosit me Ronaldon

Marcelo ka folur për mosmarrëveshjen e dy yjeve të Real Madridit, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo.

Dy yjet e madrilenëve, thuhet se janë në mosmarrëveshje, për shkak të largimit të disa lojtarëve.

Por, Marcelo tha se nuk është në dijeni të ndonjë prishje të marrëdhënieve në mes të portugezit dhe kapitenit të ekipit.

Ramos nuk u pajtua me Ronaldon, kur portugezi tha se ‘Los Blancos’ kanë ekip më të dobët këtë edicion, pas largimeve të Pepe, James Rodriguez e Alvaro Morata.

Marcelo u pyet rreth kësaj grindje, dhe spekulimeve se katër herë fituesi i Topit të Artë do ta braktis “Santiago Bernabeun”.

“Nuk di asgjë nëse Ronaldo është i pakënaqur apo jo. Dhe nuk di nëse ka ndodhur ndonjë gjë mes tij e Ramosit”, tha Marcelo.

“Unë dua thjesht të luaj futboll, nuk e di nëse ata janë grindur apo jo”, përfundoi Marcelo.

Real Madridi mbrëmë nuk arriti më shumë se një pikë në derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit, duke mbetur 10 pikë prapa Real Madridit. /Insajderi