Marcello Lippi bëhet trajneri më i paguar në botë

Marcello Lippi bëhet trajneri më i paguar në botë

As Milani e as Federata Italiane e Futbollit nuk do të jenë në të ardhmen e trajnerit Marcello Lippi, që ka vendosur të rikthehet të drejtojë një ekip në Kinë.

Ish-trajneri i kombëtares italiane do të drejtojë sërish skuadrën e Guangshou, detyrë të cilin e ka mbuluar edhe dy sezone më parë.

Sipas të përditshems italiane “Corriere dello Sport”, trajneri italian do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 60 milionë euro, duke u bërë kështu trajneri më i paguar në botë.

Falë kësaj kontrate, Lippi kalon edhe trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, që fiton 19 milionë euro në sezon. Lippi u largua nga stoli i ekipit të Guangzhoi në shkurt të 2015-ës, duke ia lënë vendin një tjetër italiani, Fabio Cannavaro. Por pas një viti e gjysmë, ai rikthehet te skuadra kineze, kun ë përvojën e parë fitoi gjithçka: Një Champions League të Azisë dhe një kampionat të Kinës. Sipas zërave, Lippi do të përfitojë 20 milionë euro në sezon, ndërkohë që pritet vetëm zyrtarizimi. Marrëveshja u arrit në Ibiza, aty ku ndodhej trajneri italian, pas takimit me presidentin Liu Jong Zhuo.