Maqedonia vitin e ardhshëm do të bëhet me emër të ri

Maqedonia vitin e ardhshëm do të bëhet me emër të ri

Daniel Serwer, ekspert për Ballkan dhe profesor në universitetin amerikan “Xhon Hopkins”, në deklaratë për AIM vlerëson se është e mundur që në vitin 2018 të bëhet depërtim në zgjidhjen e kontestit për emrin dhe heqje të bllokimit për pranim të Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave inkuadruese me BE-në.

Duke i komentuar pritjet optimiste nga Shkupi, Athina, por edhe nga Washingtoni, të theksuara përmes zv.ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së, Hoyt Yee, Server thotë se zgjidhje mund të gjendet posaçërisht lidhur me pranimin e Maqedonisë në NATO.

“Po, zgjidhje, të paktën, për anëtarësim në NATO, është e mundur në vitin 2018. Të njëjtin gjë mund ta thosha çdo vit nga Marrëveshje e përkohshme e vitit 1995, kushtet (rastet) për këtë për momentin janë premtuese”, thekson Serwer.

Për reagimet eventuale nga Moska kur do të vijë koha për pranim të Maqedonisë në NATO dhe deklarata që në këtë kontekst e dha kryeministri Zaev për radion malazeze “Antena 1”, Serwer thekson se “rusët do të provojnë gjithçka që ta pengojnë Maqedoninë të hyjë në Aleancë”.

Zv.ndihmës sekretari shtetëror amerikan, Hoyt Yee, javën e kaluar në debat në Washington deklaroi se çështja për emrin deri tani është në nivelin më të lartë dhe më afër gjetjes së zgjidhjes.

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, madje, deklaroi se pret që çështja të mbyllet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, se duhet të bëhet hap dhe se tani ka shanse më të mëdha prej më parë që të gjendet zgjidhje me Greqinë.

Raund i ri i bisedimeve të negociatorëve të së dy vendeve me ndërmjetësim të Methew Nimetz pas një pauze më të gjatë, pritet të mbahen më datën 20 ose 21 këtë muaj.