Maqedonia sërish goditet nga tërmeti

Maqedonia sërish goditet nga tërmeti

Tërmeti me fuqi prej 2.7 shkallësh sipas rihterit është ndierë në Maqedoni pas mesnatës.

Siç bën të ditur Qendra sizmologjike evropiane, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në 15 kilometra nga Pehçeva në thellësi prej 1 kilometri.

Muajin e fundit Maqedonia u ballafaqua me disa lëkundje, gjë që shkaktoi panik te popullata.

Përndryshe, këtyre ditëve tërmete janë regjistruar edhe më gjerësisht në Ballkan si në Serbi, Bullgari dhe Greqi, shkruan telegrafi.