Maqedonia me hapa të shpejtë drejt NATO-s dhe BE-së

Maqedonia me hapa të shpejtë drejt NATO-s dhe BE-së

Maqedonia sërish po lëvizë në drejtim të duhur dhe duhet ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe mbështetjen nga miqtë euro-atlantik. SHBA-ja jep mbështetje parimore për aktivitetet reformuese të Qeverisë së Maqedonisë të orientuara drejt hapjes së sërishme të perspektivave për integrimin sa më të shpejtë të vendit në NATO dhe BE.

Kjo është theksuar në takimet e shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në Washington me Wes Michel, ndihmës-sekretar shtetëror për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit, Hoyt Bryan Yee, zëvendës-ndihmës sekretar shtetëror për Evropën dhe Euroazinë në departamentin e Shtetit dhe Moli Montgomeri, këshilltare speciale për Evropën dhe Rusinë në zyrën e nënpresidentit të SHBA-së, Mike Pence.

Nga MPJ njoftojnë se Michel theksoi se SHBA-ja mbetet fuqimisht e përkushtuar që t’i ndihmojë Maqedonisë në këtë drejtim. Ai e përshëndeti politikën e jashtme konstruktive të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe vendosmërinë për tejkalim të të gjithë çështjeve të hapura në marrëdhëniet me fqinjët.

Në këtë kontekst ishin edhe bisedat në takimin me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Bryan Yee. Dimitrov hollësisht e informoi për reformat në gjyqësi, administratë, shërbimet e sigurimit dhe zbulimit dhe për gjendjet e përmirësuara në sferën e mediave.

Montgomeri tha se Ballkani është lartë në listën e prioriteteve të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Republika e Maqedonisë është një nga vendet kyçe për lëvizje përpara të gjithë rajonit.

MPJ Dimitrov e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm rolin e lidershipit dhe angazhimin e nënpresidentit të SHBA-së, Majk Pens, në promovimin e ardhmërisë euro-atlantike të rajonit, qartë e shprehur në takimin e paradokohshëm në Malin e Zi me liderët e rajonit./Telegrafi