MAP-i premton ndryshimin e Projektligjit për Paga

MAP-i premton ndryshimin e Projektligjit për Paga

Kërkesat e fundit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për korrigjim të Projektligjit për Paga janë marrë seriozisht nga Ministria e Administratës Publike (MAP). Në këtë institucion premtojnë se do t’i përdorin të gjitha mundësitë për plotësimet e nevojshme të Projektligjit.

Ministria e Administratës Publike (MAP) duket se do t’ua pamundësojë mësimdhënësve t’i futen grevës së serishme.

Dikasteri që udhëhiqet nga Mahir Yagcilar premton se do t’i përdorë të gjitha mundësitë për përfshirjen e kërkesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në Projektligjin për Paga, i cili aktualisht gjendet në Kuvend.

Në përgjigjen zyrtare që MAP-i ka dhënë për gazetën “Zëri” bëhet e qartë se Projektligji do të pësojë ndryshime me realizimin e plotësimeve të nevojshme derisa përmes tij të garantohet një stabilitet fiskal.