Manipulimi i Thaçit me demarkacion – Si e shiti si zotim të ri nenin e marrëveshjes 2015

80 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro demarkacionit me Malin e Zi, pasi presidenti i vendit Hashim Thaçi nënshkroi një deklaratë me homolgun e tij malazez ku pas ratifikimit në Kuvendin e Kosovës, dy shtetet do formojnë një “Trup të Përbashkët Punues” që do të rishikojë kufirin. Formimin e një Trupi saktësisht të njejtë në emërtim dhe detyra, e parashihte edhe neni 7 i marrëveshjes së demarkacionit, që Thaçi e ka nënshkruar në gusht të vitit 2015 si zv.kryeminsitër. Veçse kur e përdori këtë nen, si deklaratë presidentësh, ia shtoi një melmesë: një pjesë ku përmendet Çakorri dhe Kulla e Shlepit

Manipulimi i Thaçit me demarkacion – Si e shiti si zotim të ri nenin e marrëveshjes 2015

Nënshkrimi i Hashim Thaçit është i vetmi që do të vendoset në tri dokumentet kruciale në shënimin e kufirit me Malin e Zi. Në gusht të vitit 2015, si zv.kryeminsitër i Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme nënshkroi Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe tri vite pas, si president nënshkroi një “deklaratë” që garantoi ratifikimin e saj në Kuvend. E që marrëveshja si ligji të hyjë krejtësisht në fuqi, duhet ta nënshkruaj presidenti. I njejti nënshkrim. I Hashim Thaçit.

Si ministër i Jashtëm dhe President, Thaçi bëri një betejë të vazhdueshme për ta bindur Kuvendin mes kundërshtimeve të ashpëra të opozitës kundër marrëveshjes që e nënshkroi më 2015, por tri vite më vonë si president arriti t’i bindë 80 deputetë se Kosova ka një mundësi rishikimi të kufirit, përmes një deklarate të përbashkët me presidentin malazez Filip Vujanoviq.

Presidentët u zotuan se pas ratifikimit do të formohet një Trup i Përbashkët Punues. Deputetët e LDK-së që nuk e votonin demarkacionin e Qeverisë së liderit të tyre Isa Mustafa duke shprehur dyshime se Kosova po humbiste territor dhe deputetët e AAK-së e NISMA-s që kundërshtonin me gaz në Kuvend e protesta në rrugë, u bindën me “Trupin e Përbashkët Punues”.

Një Trup saktësisht i emëruar njejtë si në dekalratën e Thacit si president është i specifikuar në nenin 7 të Marrëveshjes së nënshkruar në gusht të vitit 2015 poashtu nga Thaçi, por si zv,kryeminsitër. Prej mënyrës se kur e si formohet ky Trup i Përbashkët Pune e deri tek përshkrimi i punës dhe qëllimi final i tij, Trupi i Përbashkët që del nga deklarata e Thaçit si president është i njejtë me Trupin e paraparë në nenin 7 të Marrëveshjes së vitit 2015.

Në vitin 2015 quhej “Trupi i Përbashkët Pune” ndërsa në deklaratën e 2018-s nga “pune”, Trupi bëhet “punues”. Por qëllimin e kanë të njejtë: të bëjë shënjimin e kufirit.

Në deklaratën që Thaçi e ka nënshkruar si president nuk jepen shumë detaje të përshkrimit të Trupit të Përbashkët Punues, por në nenin 7 të Marrëveshjes që ka nënshkruar, jepen disa informata të rëndësishme. Sipas nenit 7 ky Trup do të bëjë vendosjen e shenjave të kufirit bazuar në nenin 2 që janë kordinatat dhe hartat nga Komisionet e atëhershme të dy shteteve dhe se do tu përmbahen planeve kadastrale. Aty flitet edhe për korrigjime.

 

“Trupi i përbashkët i punës për shejnimin e kufirit shtetëror, do të ketë mundësi që me pëlqimine  dyanshëm, të bëjë korrigjimet e nevojshme dhe të ekulibriara”, thuhet në fund të paragrafit të nenit 7, Marrëveshja 2015.

Neni 7 i Marrëveshjes që Thaçi e kishte nënshkruar në vitin 2015 nuk përmendet në deklaratën e 2018-s, edhe pse të dyja flasin për të njejtën gjë.

Në deklaratën e vitit 2018, ky Trup i Përbashkët Punues obligohet të bëjë të njejtën gjë, vetëm se për dallim nga viti 2015, tash Trupi “në mënyrë specifike do të rishiqojë dhe korrektojë sektorët në drejtim të Cakorrrit dhe Kullës së Zhlepit”.

 

Deklarata e shkurtit të këtij viti që ishte edhe nene të marrëveshjes së vitit 2015: Nenit 12 ku palët duhet ta lajmërojmë njëra-tjetrën se e kanë ratifikuar marrëveshjen dhe nenit 9 që i lejon Qeveritë e dy vendeve që mosmarrëveshjet t’i zgjedhin nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Edhe paratë për punën e këtij Trupi të Përbashkët janë ndarë, bazuar në Marrëveshjen e viti 2015. Kosova ka ndarë 193 mijë euro për 8 pika të ndryshme. Shpenzimet më të mëdha do të jenë në përgaditjen dhe stabilizimin e pikave kufitare, punën e anëtarëve në terren dhe aerofotografimin e vijës kufitare.