Manipulim me fletëvotim, një i arrestuar në Zhabar të Mitrovicës

Manipulim me fletëvotim, një i arrestuar në Zhabar të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka shoqëruar në ambiente policore një qytetar në afërsi të shkollës “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës pasi në xhepin e tij është gjetur një mostër e një fletëvotimi.

Ndaj tij janë zhvilluar procedurat e rregullta në këto situata, ndërsa rasti është trajtuar nga prokurori i caktuar për të proceduar lëndët që lidhen me procesin zgjedhor në këtë komunë.