Manchester United skuadra më e pëlqyer në Kinë

Manchester United skuadra më e pëlqyer në Kinë

Raporti i fundit i ardhur nga Kinë bën me dije se Manchester United e ka tejkaluar Bayern Munichin si klubi më popullor në Kinë.

‘Red Card 2016′ që merret me matje të tilla ka shikuar ecurinë e 53 skuadrave evropiane dhe zhvillimin e tyre në Kinë.

Manchester United që sezonin e shkuar bëri dhe një turne në këtë vend ka ndikuar pozitivisht duke bërë skuadrën më të pëlqyer në këtë vend.

Ata larguan nga vendi i parë Bayern Munichin që tani është i dyti, duke vazhduar me vendin e tretë që ndahet mes Arsenalit dhe Liverpoolit, ndërsa i pesti është Manchester City.

Gjiganti spanjoll Barcelona është vetëm në vendin e pestë, pas Real Madridit dhe Tottenham Hotspurit.

Lojtari më i pëlqyer në këtë vend është Cristiano Ronaldo, i ndjekur nga Mesut Ozil dhe Gareth Bale./Insajderi.com

Klubet më të popullarizuara në Kinë.

1.Manchester United

2.Bayern Munich

3.Arsenal

4.Liverpool

5.Manchester City

6.Real Madrid

7.AC Milan

8.Tottenham Hotspur

9.Borussia Dortmund

10.Barcelona