Manchester United shpërblen Jose Mourinhon me 15 milionë funte

Manchester United shpërblen Jose Mourinhon me 15 milionë funte

Jose Mourinho është afër të nënshkruajë zgjatje të kontratës me vlerë 15 milionë funte në vit.

Përfaqësuesit e Mourinhos kanë qenë në bisedime me klubin rreth një rinovimi të kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2019.

Sipas mediave në Angli, portugezi është afër nënshkrimit të kontratës së re, e cila do të skadonte në qershor të 2021-tës.

Tekniku portugez me kontratën e re do të përfitonte 15 milionë funte në vit.

Që prej kur iu bashkua klubit në vitin 2016, Mourinho ka fituar Europa Ligën dhe EFL Cup në sezonin e tij të parë në “Old Trafford”. /Insajderi